Disa oficerë policie janë gjendur përballë një situate të pazakontë, të cilën në fund, e kapërcyen me sukses: ata asistuan në lindjen e një foshnje në autobus, në Argjentinë.
Bebes, të cilës policët I prenë kordonin ombelikal, prindërit i vunë emrin Milagros, Mrekulli. Ajo peshonte 3.3 kg dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Edhe nëna është shumë mirë, nga sa tregojnë raportet në media, megjithëse në momentet e para pas lindjes u shfaq disi e çorientuar.
Një pasagjer i autobusit filmoi momentin kur policët i kaluan nënës fëmijën në krahë. Kjo ngjarje vjen gati një vit pasi një grua solli në jetë djalin e saj në mes të rrugës në Buenos Ajres. 32-vjeçarja Jessica Leal, ishte rrugës për në spital, kur e përfshinë dhimbje të forta dhe u detyrua të ndalonte për ta lindur fëmijën pikërisht aty ku ndodhej.