Swissbau është ndër panairet më të mëdhenj që organizohet në Zvicër, konkretisht në Basel, ku mbledhë kompanitë më të mëdha të ndërtimit, patundshmërisë dhe të interierëve.
Ky panair përveç se është ndër më të mëdhenjtë në Zvicër është i njohur në të gjithë Evropën dhe do të zgjas 5 ditë, duke filluar nga 14 – 18 janar.
Në këtë panair perstigjioz do të marr pjese edhe kompania vendore Palma Mobilje që operon edhe në Zvicër me piken e saj në qytetin Zürich /Spreitenbach
Palma Mobilje aty do t’i prezantoj produktet dhe punën e tyre të veçantë që e bëjnë në të gjitha pikat e tyre në Kosovë dhe ne Zvicer.
Palmën mund ta gjeni të vendosur në këtë panair në hapësirën “Halle 2.1 Stand A70”