Milani dhe Interi në garë për shkencëtarin 21-vjeçar

Milani dhe Interi në garë për shkencëtarin 21-vjeçar

Mund të zhvillohet shumë shpejt një derbi i ri në merkato: Milan dhe Inter duket se kanë vënë në shënjestër Vincent Koziello, lojtar francez i datëlindjes 1995, në pronësi të Nice.

Këto thashetheme të merkatos kanë ardhur nga Franca, më saktësisht nga revista prestigjioze “France Football”, sipas së cilës dy klubet milaneze kanë përfshirë emrin e mesfushorit francez në listat e tyre të merkatos.

Në të vërtetë, nuk është hera e parë që emri i Koziello, një mesfushor i gjithanshëm, përmendet nga shtypi francez për një transferim te Milan dhe Inter, por këto zëra janë shtuar shumë kohët e fundit, shkruan Telesport.

Djalë inxhinierësh, në moshën 21 vjeç Koziello është i njohur edhe për pamjen e tij prej adoleshenti, bjond, sy blu, por me një diplomë shkencore të marrë me komplimentet e komisionit, dhe për studimet e gjuhës angleze, të cilat i vazhdon pavarësisht se profesioni që ka zgjedhur i garanton një rrogë prej 700 mijë eurosh në vit. /Insajderi.com