Policia gjermane tha se është duke kryer bastisje kundër militantëve të dyshuar islamikë në katër lande, nën akuzat se kanë bërë komplot për "një akt të dhunshëm që rrezikon shtetin".
![Aksion i policisë gjermane kundër militantëve të dyshuar islamikë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/54153E24-B708-468A-86AB-B9598749C071_w1023_r1_s-730x440.jpg)
“Kërkimet vazhdojnë dhe lidhen me të dyshuar me origjinë çeçene, e që vijnë nga skena islamike”, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Berlin.
Bastisjet po bëhen në Berlin, Brandenburg, Nordernhajn Vestfallen dhe Tyringen.
Militantët e dyshuar janë të moshës 23 deri në 28 vjeç dhe dyshohet se “kanë analizuar vende për një sulm të dyshuar islamik”, tha përmes një deklarate Policia e Berlinit.
Dyshimet u nxitën nga fotografitë e gjetura në celularin e njërit prej të dyshuarve gjatë një kontrolli rutinë, thuhet po ashtu në deklaratën e policisë.
Bazuar në informacionet e tanishme, shtoi policia, “nuk ka pasur ndonjë rrezik konkret për sulm”.
Autoritetet në Gjermani janë në gatishmëri të lartë për kërcënimet e militantëve islamikë, pasi në këtë vend kanë ndodhur disa sulme në vitet e fundit.
Një sulm me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ka lënë 12 njerëz të vrarë në dhjetor të vitit 2016./rel.