Comodita ekspozon produktet në panairin ndërkombëtar të mobiljeve dhe interierit IMM Cologne në Gjermani
Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po merr pjesë për herë të dytë si ekspozues në panairin më të njohur në botë, IMM Cologne në Gjermani. Ky panair konsiderohet të jetë eventi më i rëndësishëm ku mblidhet e gjithë industria e interierit për të hedhur në treg mobiljet e reja dhe tendencat e fundit. Vizitorët kanë mundësinë të zbulojnë lansimet më të reja nga e gjithë bota.
Comodita merr pjesë në panairin IMM Cologne 2020, me një sipërfaqe prej 200m2, ku ekspozon një shumëllojshmëri të prodhimeve të saj si shpuzë, lloje të ndryshme të dyshekëve, jastëk gjumi ergonomik dhe anatomik, mbishtresa dysheku, dyshek pikniku, si dhe jastëk dekorues. Comodita e konsideron këtë panair si destinacionin e duhur për të lansuar produktet e veta dhe mundësi për vizitorët ndërkombëtar që të shohin inovacionet më të fundit.
Pjesa më të vlefshme mbetet lansimi i të gjithë dyshekëve të rinjë, të dizajnuar nga ekspertë italianë dhe të prodhuar me teknologjinë më moderne për t’u ofruar klientëve të saj komoditetin e nevojshëm.
Drejtori ekzekutiv Eroll Shabi thekson se pjesëmarrja në këtë panair paraqet një rast të shkëlqyer për krjimin e kontakteve dhe rritjen e potencialit të tregut. Gjatë këtyre ditëve të panairit, Comodita ka pasur vizita të shumta nga përfaqësues të kompanive të njohura dhe takime ku është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të tregut.
“Pjesëmarrja në këtë panair si ekspozues është një mundësi unike për ne. Interesimi për bashkëpunim nga shumë kompani prestigjioze është akoma më i madh krahasuar me vitin e kaluar. Kjo sigurisht që vjen si rezutat i cilësisë së produkteve tona dhe inovacioneve të vazhdueshme që sjellim në treg për të ju sigururar klientëve eksperiencë të veçantë gjumi.” – thekson menaxherja e marketingut, Albana Gazija-Qaushi.
Ndër të tjera, përfaqësues të eksportit pranë Comodita potencojnë se vlerësimi për produktet tona ka qenë tepër i lartë, ku vetëm dy ditët e para janë arritur të finalizohen katër kontrata me kompani nga vendet si Kanada, Izraeli, Holanda dhe Gjermania. Poashtu janë në proces për konkretizimin e kontratave edhe me disa kompani të suksesshme botërore.
Panairi IMM Cologne është i hapur për vizitorët nga data 13 janar deri më 19 janar në të cilin po marrin pjesë 1158 ekspozues nga vende të ndryshme të botës dhe pritet të vizitohet nga mbi 125,000 vizitorë.