Talenti i Realit erdhi për ta rivalizuar, por Arbër Zeneli mbetet titullar

Talenti i Realit erdhi për ta rivalizuar, por Arbër Zeneli mbetet titullar

Pak ditë më parë, Heerenveeni huazoi nga Reali i Madridit talentin Martin Odegard. 18-vjeçari norvegjez luan si mesfushor i djathtë i avancuar, i njëjti pozicion që ka edhe Arbër Zeneli te skuadra holandeze.

Gjithsesi, trajneri Jurgen Strepel sot preferoi sërish 21-vjeçarin kosovar në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj ADO Den Hagut.

Zeneli ishte titullar dhe qëndroi në lojë deri një minutë para fundit të kohës së rregullt, kur u zëvendësua pikërisht nga Odegard.

Arber Zeneli Herenven 2017

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë, falë suksesit të sotëm Heerenveeni ngjitet në vendin e katërt me 32 pikë në 18 ndeshje. /Insajderi.com