Palma Mobilje, brendi kosovar konsolidohet në tregun evropian

Palma Mobilje është një kompani kosovare që tashmë për herë të parë është pjesë e këtij panairi zviceran, më të madh të industrisë së ndërtimit Swissbau që mbahet çdo dy vjet në Basel

Palma Mobilje, brendi kosovar konsolidohet në tregun evropian

Swissbau 2020 hapi dyert e saj të martën në Basel. 902 ekspozues nga 17 vende, në mesin e tyre edhe 7 kompani nga Kosova, po prezantojnë prodhimet e tyre në 110.000 metra katrorë. Pritet të vijnë deri mbi 100 mijë vizitorë, thonë organizatorët.

Targete të  vizitorëve në „Swissbau“, një nga panairet më të mëdha në Evropë, janë ekspertë të planifikimit, investimet, ndërtim, tregti dhe industri të pasurive të patundshme dhe ndërtuesit privatë.

Palma Mobilje është një kompani kosovare që tashmë për herë të parë është pjesë e këtij panairi zviceran, më të madh të industrisë së ndërtimit Swissbau që mbahet çdo dy vjet në Basel, ndërsa menaxheri i kësaj kompanie për Zvicër, Zekirja Shahini, thotë për albinfo.ch se suksesi nga panairet e shumta ka shtyrë ata që të jenë edhe në Swissbau.

Kualiteti nuk është më në diskutim, pohon Shahini, dhe thotë se panairi vetëm do të forcojë lidhjet që tashmë kanë krijuar në tregjet evropiane.

Me modesti e themi po, ne me produktet tona jemi pothuaj në një nivel me produktet evropiane, thekson Zeka.

Produktet e Palma Mobilje tashmë janë të pranishme në tregun zviceran prej vitesh nëpërmjet sallonit  të tyre në Spreitenbach AG në Zvicër.

Palma Mobilje prej vitesh eksporton produktet e bëra në Kosovë edhe në shtete të tjera evropiane.