Xhaka në formacionin e javës në Premier Ligë

Xhaka në formacionin e javës në Premier Ligë

Goal.com ka përpiluar formacionin e javës së 21-të në Premier Ligë.

Në njëmbëdhjetëshin e më të mirëve këtë herë është edhe Granit Xhaka, i cili bëri një paraqitje fantastike ndaj Swanseas.

Në formacionin më të mirë të kësaj jave bënë pjesë edhe bashkëlojtari i Granitit, Laurent Koscielny, kurse Chelsea prezantohet me Marcos Alonson.

Ndërsa nga derbi i javës mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit nuk u nxori asnjë lojtar për formacionin e javës, të cilin më poshtë e keni të plotë.

Heaton, Alonso, Alderweireld, Koscielny, Walker, Arnautovic, XHAKA, Antonio, Mirallas, Hernandez dhe Kane.

unnamed (1)