”Iute Credit” vazhdon me dënimet ndaj qytetarëve të Kosovës

”Iute Credit” vazhdon me dënimet ndaj qytetarëve të Kosovës

Institucioni Mikrofinanciar ”Iute Credit”, të cilit kohë më parë Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ia kishte revokuar licencën po vazhdon të aplikoj penallti të rënda ndaj qytetareve të cilët nuk kanë mundur t’i kthejnë kreditë e marrë për shkak të normave astronomike të interesit, por edhe masave të vazhdueshme ndëshkuese që ky institucion ka aplikuar ndaj tyre.

Në bazë të dëshmive që ka siguruar “Front Online” shihet se për vonesë të kthimit të ratës së kredisë ky Institucion i ka aplikuar penallti prej 50 euro një qytetari të Kosovës.

“Kjo që po ndodh është skandaloze. Këtij Institucioni për mashtrim të qytetareve iu është revokuar licenca nga BQK-ja, por përkundër kësaj ata po vazhdojnë avazin e tyre duke na dërguar për çdo ditë mesazhe kërcënuese” tha një qytetar i cili nuk deshi të identifikohej për publik.