Neymar lojtari më i vlefshëm në futboll

Neymar lojtari më i vlefshëm në futboll

Sipas një studimi të “CIES”, Neymar është shpallur futbollisti  më i vlefshmë në botën e futbollit.

Kriteret mbi të cilët është bazuar ky studim janë rendimenti i lojtarëve, e sidomos mosha e tyre.

Sipas “CIES”, Neymar është në krye të listës së futbollistëve më të vlefshëm në botën e futbollit, me 246.8 milionë euro, i ndjekur nga argjentinasi, Lionel Messi me 170.5 milionë.

Ndërsa Cristiano Ronaldo, ndodhet në vendin e 7 me 126.5 milionë euro.

Messi dhe Ronaldo janë të vetmit lojtarë mbi 25 vjeç të përfshirë mes 10 futbollistëve me vlerën më të lartë në merkato.

Podiumi i këtij klasifikimi plotësohet nga Paul Pogba, me një vlerë prej 155.3 milionë euro. Pas francezit pozicionohen dy futbollistë të tjerë që janë pjesë e La Ligës, Antoine Griezmann në vendin e katërt dhe Luis Suarez në të pestin.

Listën e 10 futbollistëve me vlerën më të lartë në merkato e mbyllin Dybala i Juventusit, Dele Alli i Tottenhamit dhe Eden Hazard i Chelseat.