Sharapova eliminohet, Nadal kalon në raundin e dytë

Sharapova eliminohet, Nadal kalon në raundin e dytë

Dita e dytë e grand slamit ‘Australian Open’ në konkurrencën e femrave ka vazhduar me befasi. Pas eliminimit të Venus Williams në ditën e parë, sot është eliminuar tenistja ruse e mirënjohur, Maria Sharapova.

Rusja Sharapova është mposhtur 2-0 në sete (6-3, 6-4) nga tenistja kroate Donna Vekic, duke i thënë lamtumirë turneut që në raundin e parë.

Kjo ishte një paraqitje shumë e dobët e ish numrit një në botë, pasi ka befasuar shumë ekspertë të tenisit.

Ndërsa, në konkurrencën e meshkujve nuk pati ndonjë befasi. Tenisti spanjoll, Rafael Nadal kaloi në fazën e dytë me lehtësi, duke dëshmuar se pse është numri një në botë aktualisht, më shumë ë Insporti.com.