Një adoleshente po vuan pasojat e tmerrshme të djegieve në fytyrë dhe duar pasi ajo dhe nëna e saj u sulmuan nga babai i dhunshëm dhe në gjendje të dehur.
Adoleshentja quhet Ana dhe është nga qyteti Chernivsti në Ukrainën perendimore.
Policia thotë se babai 38 vjeçar shkoi në shtëpi i dehur dhe nisi të ofendojë dhe dhunojë bashkëshorten e tij 43 vjeçare. Në ndihmë të nënës ka shkuar vajza 16 vjeçare e cila ka dashur ta ndalojë të atin, duke I mbajtur duart e duke bërtitur se ai nuk do të dhunonte më askënd. Por ky veprim i ka kushtuar sepse i ati ka nisur ta dhunojë vajzën.
Por dëmtimet në fyryrën dhe duart e adoleshentes janë shumë të rënda duke e shpërfyturuar vajzën e cila ishte shumë e bukur. Në Ukrainë aktet e dhunës në familje janë të shtuara për shkak të alkolizmit masiv te meshkujt por edhe femrat.