Sulme ajrore të Rusisë në veriperëndim të Sirisë: 12 të vrarë

Së paku 12 civilë, përfshirë këtu edhe shtatë fëmijë kanë humbur jetën sot në sulmet ajrore ruse në veriperëndim të Sirisë.

Sulme ajrore të Rusisë në veriperëndim të Sirisë: 12 të vrarë

Siç ka kumtuar Observatori për të Drejtat e Njeriut, nëntë civilë janë vrarë në një sulm në provincën Alep, në rajonin të cilën po e mbajnë kryengritësit, dhe kufizohet me provincën Idlib.

Në sulmin tjetër në Idlib janë vrarë dy civilë, pretendohet në kumtesë të Observatorit për të Drejta të Njeriut./Insajderi.com.