KEDS/KESCO organizojnë ligjëratë për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit

KEDS/KESCO organizojnë ligjëratë për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit

Për të shënuar muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në kuadër të muajit tetor, që njihet ndryshe si muaji botëror i Vetëdijesimit për Kancerin e Gjirit, KEDS/KESCO ka organizuar ligjëratë me specialistë- radiologë: Dr. Lirije Gashi Sadiku, Dr. Shkëndije Nuza dhe Dr. Ardian Biçaku nga QKUK.

Me interesim të shtuar, koleget tona tashmë kanë marrë me vete këshilla të dobishme rreth kancerit të gjirit, kontrolleve dhe diagnostikimit. Sipas specialistëve të ftuar, jo vetëm muaji tetor, por gjatë gjithë vitit duhet të ketë përkujdesje dhe ndërgjegjësim rreth kancerit të gjirit.

Kontrollet e rregullta te mjeku specialist, kujdesi personal dhe stili i shëndetshëm i jetesës janë tre hapat e vegjël që bëjnë ndryshimin e madh, ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Për gratë dhe vajzat e KEDS-it, kjo ligjëratë ishte një mesazh shumë i vlefshëm për ta. Ata  ndanë opinionet e tyre më të mira për organizimin dhe ekipin e mjekëve.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në KEDS, Valbona Kadrijaj, me këtë rast ka dhënë një mesazh:” Duke ditur se kjo sëmundje në masë të madhe prek gjininë femërore, mesazhi im për këtë rast është: Të kujdesimi më shumë për veten, duke u kujdesur për veten kujdesemi për shëndetin, duke u kujdesur për shëndetin do të jemi në gjendje të identifikojmë me kohë dhe përballojmë më lehtë këtë sëmundje”.

KEDS/KESCO në kuadër të kampanjës #iTriumh kanë organizuar këtë ligjëratë si dhe kanë dhuruar pajisje të nevojshme për Klinikën e Radiologjisë në QKUK.