Katër trafo dhe rrjet të ri për banorët e Llaushës

Katër trafo dhe rrjet të ri për banorët e Llaushës

KEDS-i në Llaushë të Podujevës ka realizuar një projekt për përmirësimin e rrjetit energjetik, duke vendosur katër trafo-shtylla dhe rrjet të ri energjetik. Këtij investimi të KEDS i gëzohen 110 konsumatorë të kësaj ane, të cilët tani do të kenë furnizim më të sigurt dhe energji kualitative.

Për nevojat e banorëve në fshat, KEDS ka vendosur 4 trafo-shtylla me fuqi 50 KVA, dy me fuqi 100kVA dhe një me 250 kVA. Gjithashtu, KEDS ka ndërtuar largpërçuesin 10 KV dhe ka shtrirë një rrjet me gjatësi 3780 metra. Në rrjetin e tensionit të ulët 0,4kV ka shtrirë 5400m.  Kjo ka mundësuar që në fshat të përmirësohet dukshëm gjendja energjetike për këta banorë, të cilët deri tani kanë pasur probleme të mëdha me rrymë. Banorët e këtij fshati mirëpresin investimet dhe falënderojnë KEDS-in për të mirat që i kanë sjellë.

“Tash trafo na ka ardh shumë ngat. Të mirat na kanë ardh te dera. Përpara kena pas shumë probleme. Nji frymë me rra, shtyllat i rrzojke përtokë, se janë kanë të vjetra prej drunit janë konë. Tash u bo tepër mirë”.
Edhe zonja e shtëpisë,  Melihate Dudi, shprehet mjaft e kënaqur me këto ndryshime.
“Furrën e shporetit e kena pas digjitale, por kurrë nuk kena mujt me e përdorë. Tash për herë të parë e kena përdorë prej se e kena ble dhe na ka pshtu”, duke falënderuar KEDS-in për këto të mira.

KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për të mbështetur ata aty ku është nevoja.