Kina lëshon pamje të frikshme nga ana e largët e Hënës

Kina lëshon pamje të frikshme nga ana e largët e Hënës

Agjencia hapësinore e Kinës ka lëshuar pamje mahnitëse nga ana e largët e Hënës, duke zbuluar bukurinë e terrenit misterioz.

Imazhet me rezolucion të lartë u publikuan në faqen e internetit të dedikuar të agjencisë dhe u përmirësuan nga një ekspert i NASA-s.

Doug Ellison, i cili kryeson ekipin e kamerave inxhinierike për Curiosity Mars Rover në NASA, përpunoi imazhet dhe i postoi në Twitter.