Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka bërë thirrje për 90 vende, duke përfshirë edhe anëtaret e NATO-s, që të marrin pjesë në Lojërat Ndërkombëtare Ushtarake 2020, ka thënë ministri rus Sergei Shoigu në takimin e Këshillit Organizativ të një prej garave më të mëdha ushtarake sportive.
Ai ka përmendur se parakalimi duhet të mbahet në periudhën prej 23 gushtit deri 5 shtator.
“Thirrjet janë dërguar në 90 vende, duke përfshirë edhe Paktin NATO”, ka thënë Shoigu.
Sipas tij, në këto lojëra në pesë vitet e kaluara kanë marrë pjesë më shumë se 20.000 ushtarë nga 40 vende. Shoigu ka shtuar se në vitin 2020 pritet pjesëmarrja e 250 ekipeve me gjithsej 6.000 ushtarë./Insajderi.com.