FBI ka nisë hetimet: Piloti ishte i paralajmëruar

FBI po e heton vendin e aksidentit në të cilin ka rënë helikopteri i NBA me lojtarin Kobe Bryant, vajzën e tij dhe shtatë persona tjerë, ka thënë një zyrtar.

FBI ka nisë hetimet: Piloti ishte i paralajmëruar

Ai ka thënë për CNN se me këtë po merret FBI, për gjetje të provave në vendin e ngjarjes si dhe po i ndihmon autoritetet lokale në hetime.

Përndryshe, hetimet zyrtare po i kryen Këshilli për siguri kombëtare të trafikut.

Siç pretendohet, kushtet e motit në momentin e fluturimit nuk i kanë përmbushur standardet minimale për fluturim për shkak të mjegullës, ka thënë zëdhënësi i këtij shërbimi Josh Rubinstain.

Ai ka shtuar se, kur janë kushtet e tilla, helikopterëve nuk iu lejohet të fluturojnë.

Në aksidentin tragjik kanë vdekur të gjithë të cilët kanë qenë në helikopter.

Xhirimi audio nga kulla e kontrollit zbulon se piloti i helikopterit të Bryantit ka qenë i paralajmëruar se po fluturon shumë ulët.

“Edhe më tutje jeni shumë ultë për fluturim në këtë kohë”, i është thënë pilotit.

Në rrethinë ne Los Angjelosit, ku ka ndodhur fatkeqësia, kishte shumë mjegull dhe shumica e helikopterëve kanë aterruar.

Piloti i helikopterit të Kobe Bryantit ka planifikuar të aterrojë në aeroportin Burbank, mirëpo është sjellë rreth 15 minuta duke pritur leje për aterrim për shkak të kushteve të këqija të motit dhe të fluturakeve tjera të cilat pritnin të aterrojnë në aeroport.

Një burim i ka thënë gazetës New York Post e helikopteri ka pasur dy motor dhe se nuk do të rrëzohej edhe sikur të kishte mbetur pa një motor.

“Aksidentet e tilla ndodhin sepse piloti e humb ndjenjën e hapësirës. Duke marr parasysh mbetjet në vendin e ngjarjes, duket se janë përplasur në mal me pjesën e përparme të helikopterit”, ka thënë burimi.

Ai ka shtuar se zakonisht me këtë lloj të helikopterit pilotojnë dy pilotë, por të dielën në helikopterin e Bryant ka pilotuar vetëm një pilot.

“Me siguri ka fluturuar duke u bazuar në atë çfarë ka parë, e jo në instrumente të cilat e mbikëqyrin lartësinë e fluturimit”, ka shtuar burimi./Insajderi.com.