Gazetari japonez arrestohet në Moskë dhe dëbohet për shkak të spiunazhit

Ministria e jashtme e Rusisë e ka arrestuar e më pas e ka dëbuar nga vendi një shtetas japonez për shkak të “tentimit të merr informata konfidencile në lidhje me mundësitë ushtarake të Rusisë”.

Gazetari japonez arrestohet në Moskë dhe dëbohet për shkak të spiunazhit

Gazetari japonez, emri i të cilin nuk është publikuar, ka pasur 72 orë afat ta braktisë Rusinë, gjë që ai edhe e ka bërë, transmeton Reuters duke u thirrur në mediet ruse.

Ministria ruse ka ftuar përfaqësuesin e ambasadës së Japonisë në Moskë, për t’i dorëzuar protestën zyrtare diplomatike “për shkak të këtij incidenti”./Insajderi.com.