Kaos në Kuvendin e FFK-së, ky ishte propozimi në “bllokoi” gjithçka

Kaos në Kuvendin e FFK-së, ky ishte propozimi në “bllokoi” gjithçka

Kuvendi i Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte konvokuar si Kuvend Zgjedhor ku duhet të zgjedheshin anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të kësaj federate për periudhën katër vjeçare 2020 – 2024.

Në këtë Kuvend, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi tentoi të kërkojë votëbesim nga anëtarët e Kuvendit, duke dashur “ta unifikojë mandatin e tij me atë të Komitetit Ekzekutiv”.

Ademi dhe zyrtarët e FFK-së kanë bërë interpretimin se zgjedhja e tij është bërë më 2018 dhe mandatin e ka për 4 vjet, deri më 2022, dhe jo sipas ciklit 2016 – 2020.

Arsim Kabashi i Ballkanit, Abedin Zeka i Trepçës’89 dhe posaçërisht Tahir Batatina i Llapit ishin ndër ata që reaguan ndaj këtij vendimi duke e quajtur të parregullt dhe anti statutar.

Kjo bëri që Kuvendi të “bllokohej” për gati 20 minuta, ku askush nuk e mori fjalën dhe nuk kishte as debat, por reagime të zëshme dhe debat të çuditshëm, raporton Insporti nga vendi i ngjarjes.

Tahir Batatina, Kryetari i KF Llapit, kur iu dha fjala deklaroi se “kështu nuk ka aksusnd në botë dhe FFK nuk mund të shkojë në zgjedhje çdo dy vjet. Kryetarit i ka skaduar mandati në janar 2020 sepse ai ka trashëguar mandati ne Fadil Vokrrit, që përfundon sivjet.

Këtë e dinë njerëzit në UEFA he FIFA, por edhe Sekretari Gjeneral i FFK-së. Ne jemi një grup që në futboll japim shumë dhe bëjmë investime, por nga futbolli nuk marrim. Statuti ka mangësi, por ky statut po shkelet dhe ne duhet ta mbrojmë atë.

Këtu ka delegatë në Kuvend që nuk kanë të drejtë të jenë të tillë sepse janë anëtarë të trupave statutare dhe nuk mund të marrin pjesë në Kuvend. Me gjithë respektin për ta, këta njerëz nuk mund të jenë në Kuvend.

Muharrem Sahiti është ndihmës trajner i kombëtares, Arta Osmani është punëtore me kontratë pune në FFK, Përparim Hasani ka kontratë pune me FFK-në, Malazog Hoxha po ashtu paguhet nga FFK, Ismet Ahmeti po ashtu nuk mund të jetë pjesë e Kuvendit sepse si Komesar i Garave për rajonin e tij.

Zotërinjtë Haxhiu, Kastrati, Haliti që janë nga lidhjet rajonale, derisa paguhan nga FFK, por edhe Rasim Gimolli nga futsalli e Ismajl Ajeti si i punësuar në FFK-, nuk mund të jetë në Kuvend sepse ëhstë konflikt interesi”, citon Insporti.

Batatina përmendi edhe deegatë të tjerë, të cilët iaps tij, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Kuvend meqë kjo përbën shkelje të ligjit për liri të asociimit.