Arsenali mund Bournemouthin dhe avancon tutje në kupë [Video]

Arsenali mund Bournemouthin dhe avancon tutje në kupë [Video]

Arsenali ka triumfuar 1:2 në udhëtim te Bournemouthi, duke avancuar tutje në FA Kupë.

Skuadra e drejtuar nga Arteta po fitonte bindshëm 0:2 deri në minutën e 93-të takimit nga 8 shtesë sa i akordoi gjyqtari, kur Bournemouthi ngushtoi epërsinë e londinezëve, transmeton Insporti

Të dy golat Arsenali i shënoi në pjesë të parë, nëpërmjet Bukayo Sakas dhe Edward Nketiahs.

Arsenali tani në rrethin e pestë të kësaj kupe do të luajë në udhëtim te Portsmouthi, me shortin e kësaj xhiroje që u hodh sot në mbrëmje. /Insporti.com/