në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së i cili mbajt" />

Paralajmëron Batatina, tregon për hapin e radhës pas Kuvendit Zgjedhor të FFK-së

Paralajmëron Batatina, tregon për hapin e radhës pas Kuvendit Zgjedhor të FFK-së

Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina ka thënë se për shkeljet sipas tij në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së i cili mbajt dje, do t’i drejtohen Prokurorisë.

Ai ka thënë se në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së nuk e kërkuan shkarkimin e kryetarit Agim Ademi por ndryshim statuar.

Ai thotë se zgjedhjet u mbajtën duke u shkelur ligji dhe në Kuvend u sollën njerëz të cilët nuk e përfaqësojnë asnjë skuadër.

Batatina në Interaktiv të KTV-së tha se FFK-ja ka licencuar në muajin e fundit shumë shkolla të futbollit për të bërë vota dhe t’i kalojë njerëzit e vet në Kuvend.

“Gjithmonë ka qenë ideja që të mendojmë dhe të japim më shumë për futbollin. Atë që bëri sot kryetari Agim Ademi, është ajo që e ka bërë para dy vjetëve kur të gjithë e dimë që është dashur të jetë mandati i mbetur i Fadil Vokrrit dhe jo ai katër vjeçar sepse nuk ndodh askund që të zgjidhet Komiteti Ekzekutiv e të mos zgjidhet kryetari”, ka thënë Batatina.

Ai thotë se nuk kërkuan që ta largojnë Ademin nga FFK po kërkuan ndryshim statutar, ku kërkohet që Komitetin Ekzekutiv të përbëhet nga kryetarët e klubeve. Ai thotë se për këtë u deponuan 30 nënshkrime.

“Unë kam qenë delegati i fundit që kam dalë nga Kuvendi dhe kur është bërë votimi i parë kanë qenë 27 vota dhe ishte pa kuorum. Por kur kanë dalë delegatët e pakënaqur atëherë ka filluar të bëhet rinumërimi i dytë dhe dëgjoja numrin kur kalonte nga 20 në 25. Doli në opinion që janë 37 vota, ne ishim të pranishëm 58. Si ishte e mundshme që janë 37 kur ne dolëm jashtë 28 delegatë. Unë i thash Ademit që nuk ka kuorum dhe ai insistonte me çdo kusht, duke e ditur që janë futur njerëz që nuk janë delegatë”, ka shtuar trajneri i Llapit.

Ai thotë se nuk ishin të thirrur për ta rrëzuar Agim Ademin, duke shtuar se po të kishte besim që do të kalonte, Ademi do ta shpallte kandidaturën.

Batatina tutje shton se bashkë me 8 skuadra do ta shqyrtojnë mundësinë për mospjesëmarrje në kampionat.

“Ne shumë shpejt do të ndërmarrim hapin tjetër, ku 70 për qind e klubeve do të takohemi bashkërisht për të vendosur nëse do ta vazhdojmë kampionatin. Ne do ta shqyrtojmë mundësinë që lëndën ta dërgojmë tek organet kompetente për shkelje të statutit”, ka thënë ai.