Facebook ju vëzhgon dhe falë një funksioni të ri të prezantuar së fundi tashmë është e mundur të shikoni sesi rrjeti social gjurmon aktivitetin tuaj.
Rrjeti social Facebook lançoi ditën e Marte “Off-Facebook Activity”. Me këtë mjet përdoruesit mund të shohin një listë uebsajtesh, aplikacionesh dhe dyqanesh fizike që Facebook e di se i keni vizituar.
Mjeti i ri është një premtim i vjetër i CEO të Facebook Mark Zuckerberg i cili u betua në 2018-ën se do të ndërtonte një mjet për përdoruesit e Facebook ku mund të pastrojnë këtë historik.
Atë kohë rrjeti social Facebook ishte në mesin e një skandali si ai i Cambridge Analytica. Gjurmuesi tregon se ku Facebook ka marrë informacion rreth jush në 180 ditët e fundit. Informacionin e merr nga partneritetet e reklamimit me palë të treta të cilat vullnetarisht i tregojnë rrjetit social identitetet e personave që i vizitojnë.
Ja sesi të aksesoni mjetin e ri
- Shkoni në Facebook Settings dhe zgjidhni “Your Facebook Information”
- Nën opsionin “Your Facebook Information,” zgjidhni opsionin “Off-Facebook Activity.”
- Këtë informacion mund ta aksesoni edhe thjeshtë duke klikuar në këtë lidhje direkt.
- Një baner me disa uebsajte e aplikacione që Facebook e di se i keni përdorur do të shfaqen.
- Klikoni mbi njërën ikonë për të parë listën e plotë të aktivitetit
- Në këtë listë një buton “Clear History” do të shfaqet ku mund të fshini informacionin e ruajtur nga Facebook në 180 ditë
- Në rastin tonë 184 aplikacione kanë ndarë historikun e shfletimit me Facebook.