Panik për shkak të virusit: Taksisti e përzë prej veture udhëtarin i cili kollitej

Një taksist në krahinën kineze Henan e ka përzënë një udhëtar nga vetura sepse kollitej dhe pasi pranoi se kishte ardhur nga Wuhani, epiqendra e coronavirusit të ri.

Panik për shkak të virusit: Taksisti e përzë prej veture udhëtarin i cili kollitej

“Russia Today” e ka publikuar një video xhirim në të cili shihet se si një udhëtar hynë në taksi dhe kërkon që taksisti ta dërgojë në spital. Në pyetje të taksistit “Deri te spitali më i afërt?”, udhëtari përgjigjet “Po” dhe fillon të kollitet.

Edhe taksisti edhe udhëtari mbanin maska mbrojtëse, mirëpo pas kollitjes së parë, taksisti e pyet: “Përse kollitesh? Prej nga je?”

“Nga Boadingu”

“Bir, me këtë theks nuk tingëllon se je nga atje. A je i ftohur?”

Djaloshi disa sekonda nuk përgjigjet dhe më pas përsëri kollitet.

Taksisti e pyet: “A ke qenë në Wuhan? A ke qenë?”

“Prej andej erdha dhe po shkoj në spital”, përgjigjet djaloshi.

“Duhet të dalësh nga vetura tani. Ngutu, ngutu”, i thotë taksisti dhe djaloshi e braktisë veturën.

Të përkujtojmë, sipas të dhënave zyrtare, deri tani nga ky virus kanë vdekur 132 njerëz, derisa janë sëmurë 6.056 persona./Insajderi.com.