Zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Johnson tha të mërkurën se vendimi i Londrës për të lejuar kompaninë kineze Huawei të ketë një rol në rrjetet e saj 5G nuk ndikon në aftësinë e vendit për të ndarë të dhënat e inteligjencës pa dëmtuar sigurinë.
Vendimi i Britanisë për të lejuar kompaninë kineze ta ndihmojë në ndërtimin e rrjetit celular të gjeneratës së re, shënon një goditje ndaj fushatës amerikane për ta bojkotuar gjigantin kinez të pajisjeve të telekomit.
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, i cili arriti të mërkurën mbrëma në Londër, tha se informacionet amerikan të zbulimit do të lejohen të kalojnë vetëm përmes rrjeteve të besueshme.
Uashington vazhdon të bëjë fushatë kundër kompanisë “Huawei” prej më shumë se një viti duke e vënë theksin te shqetësimet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet e kësaj kompanie me Partinë Komuniste të Kinës.