Rusia e mbyllë kufirin me Kinën për shkak të virusit korona

Rusia e ka mbyllur kufirin me Kinën në pesë rajone në Lindjen e Largët për shkak të virusit korona, lajmërojnë mediet ruse.

Rusia e mbyllë kufirin me Kinën për shkak të virusit korona

Siç transmeton portali Eanews.ru, është ndaluar komunikimi tokësor në mes dy vendeve, ndërsa në kufi është vendosur karantina.

“Rusia prej sot i ka mbyllur lidhjet rrugore me Kinën në pesë rajone në Lindjen e Largët: në rajonin e Amurit, Qarkun Autonom Çifut, Habarovsk, Primorsk dhe territor të Transbajkalskut”, ka kumtuar në një konferencë për gazetarë zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova.

Ajo ka shtuar se janë vendosur edhe kufizime për trafikun hekurudhor.

Sipas saj, Qeveria do të vendosë në mënyrë të veçantë për trafikun ajror.

Universitetet kanë marrë rekomandim t’i zgjasin pushimet për studentët nga Kina.

Në dy ditët e ardhshme qeveria do të merre vendim për masat e karantinës nëpër kufij.

Kufizimi në komunikacion në mes dy vendeve është planifikuar deri më 4 shkurt./Insajderi.com.