Pavarësisht problemeve që hasi me Galaxy Fold, Samsung ende beson se pajisjet me ekrane që palosen janë një produkt i rëndësishëm. Samsung konfirmoi ditën e Enjt" />

Samsung konfirmon telefonin e ri me ekran me palosje

Samsung konfirmon telefonin e ri me ekran me palosje

Pavarësisht problemeve që hasi me Galaxy Fold, Samsung ende beson se pajisjet me ekrane që palosen janë një produkt i rëndësishëm.

Samsung konfirmoi ditën e Enjte se do të hedhë në treg një tjetër smartfon me ekran me palosje këtë vit por me një dizajn ndryshe nga Galaxy Fold.

“Aktualisht jemi të fokusuar në lançimin e një modeli të ri me palosje me një format të ri si dhe të rritim nivelin e produktit në aspektin e ekranit, dizajnit dhe eksperiencës së përdoruesit,” tha një ekzekutiv i kompanisë ditën e Enjte.

Gjiganti Koreano-Jugor i teknologjisë prezantoi Galaxy Fold vitin e kaluar. Duhej të kishte debutuar në muajin Prill por u shty deri në Shtator me një çmim marramendës prej 1,890 dollarë.

Pavarësisht problemeve që hasi me Galaxy Fold, Samsung ende beson se pajisjet me ekrane që palosen janë një produkt i rëndësishëm.

Samsung nuk elaboroi dizajnin e as çmimin e ri të telefonit. “Telefoni me ekran me palosje ka hapur një kategori të re produktesh super premium,” tha ekzekutivi.

Raportime të fundit sugjerojnë për një telefon me ekran me palosje në formë guacke si Motorola Razr.