Autoritetet gjermane po marrin në pyetje një infermiere e cila akuzohet se ka helmuar 5 foshnje me morfinë në spitalin ku ajo punon.
5 foshnje në spitalin e Ulm në Gjermaninë jugore filluan të kishin probleme me frymëmarrjen në 20 dhjetor të 2019.
Të mërkurën u morën në hetim personeli e spitalit ndërkohë që e dyshuara kryesore është infermirja që përkujdesej për to.
Ajo përballet me akuzën e tentativës së vrasjes si dhe të dëmtimit të të porsalindurve.
Fatmirësisht foshnjet janë jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet gjetën në spital një shiringë me qumësht gjiri tek materialet e infermieres.
Nga testet mjeko-ligjore rezultoi se qumështi ishte i përzierë me morfinë dhe dyshohet se u është dhënë foshnjave.
Kjo e fundit i ka mohuar të gjitha akuzat. Autoritetet në fillim dyshuan për infeksion tek fëmijët por pas testeve rezultoi se ato kishin morfinë në trupin e tyre.