Brexiti iu sjellë më shumë se 30 banka dhe 3.500 vende pune

Qendra bankare e Frankfurtit Landesbank është një prej përfitueseve nga dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, pretendohet në hulumtimin e Landesbank të publikuar sot.

Brexiti iu sjellë më shumë se 30 banka dhe 3.500 vende pune

Më shumë se 30 banka të huaja kanë marrë vendim në dobi të qendrës gjermane financiare, ka deklaruar analistja e kësaj banke Urlike Bischoff për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Asnjë qendër tjetër bankare nuk mund ta mbajë këtë hap. Kompanitë financiare të cilat më herët kanë punuar në Londër duhet ta ndërtojnë selinë në Evropën kontinentale për shkak të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në mënyrë që edhe më tutje në të ardhmen të ofrojnë atje shërbimet e veta”, ka thënë ajo.

“Duke marrë parasysh datën burimore të daljes, tashmë ka ardhur deri te rritja e të punësuarve të shkaktuar me Brexit, dhe do të vazhdoj kështu në periudhën afatmesme, e sidomos pasi ekziston periudha e transicionit”, ka thënë Bischoff./Insajderi.com.