Greqia do të lëshojë në qarkullim një monedhë speciale për të kujtuar 2500 vjetorin e Luftës së Termopilëve, ku 300 spartanë ndalën ushtrinë shumë më të madhe në numër të Persisë.
Beteja historike, sipas të dhënave të shumta dhe konsensusit të historianëve, zgjati tri ditë.
Spartanët ishin fis dorian dhe nuk kishin lidhje me athinasit, dhe këtu historianët hedhin dyshime për lidhjet e tyre me grekët e sotëm. Ana e monedhës greke prej 2 eurosh, do të ketë përkrenaren e luftëtarëve së bashku me mbishkrim “2500 vjet nga Beteja e Termopileve”.
Beteja është zhvilluar 480 vjet para Krishtit, dhe spartanët e udhëhequr nga mbreti Leonida luftuan kundër ushtrisë perse të udhëhequr nga Kserksi I.