Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës – kjo është super përballja

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës – kjo është super përballja

Katër gjysmëfinalistët kanë mësuar kundërshtarët që do të përballën për një vend në finale.

Shorti për Digitalb Kupën e Kosovës është hedhur në zyret FFK-së, sot me fillim prej orës 12:00.

Në këtë rreth të garave do të takohen Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli.

Takimi i parë ndërmjet Ballkanit e Feronikelit luhet në Suharekë, me datë 8 prill, ndërsa ai i kthimit në “Rexhep Rexhepi” në Drenas luhet me datë 22 prill.

Kampion aktual i këtij kompeticioni është Feronikeli, që mundi vjet Trepçën ’89 në finale.