Vrapimi i ‘çmendur’ i Haalandit, e theu këtë rekord ndaj PSG-së [Video]

Vrapimi i ‘çmendur’ i Haalandit, e theu këtë rekord ndaj PSG-së [Video]

Talenti norvegjez i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, e tregoi shpejtësinë e tij dhe vrapoi nga njëri kënd i fushës në tjetrin brenda më pak se dhjetë sekondave në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Erling Haaland i shënoi dy gola në fitoren me rezultat 2:1 të Dortmundit kundër Paris Saint-Germainit.

Megjithatë, përveç dy golave të tij, vëmendje të madhe mori edhe një lëvizje dhe vrapim i Haalandit nga zona e mbrojtjes së Dortmundit në sulm brenda pak sekondave.

Sipas Sky Sports Italias, Halandi i kaloi 60 metra për 6.64 sekonda, përderisa rekordi botëror është 6,34 sekonda.

Sulmuesi norvegjez mori shumë lëvdata pas ndeshjes, pasi që ai arriti ta shënojë golin e tij të 11-të për Dortmundin në vetëm shtatë ndeshje të zhvilluara.