Problem i ri me Boeing 737 Max

Boeingu 737 Max kontrovers po përballet me një problemin tjetër potencial të sigurisë pasi është gjetur “një trup i huaj” në rezervuarë me karburante në disa aeroplanë të ri të cilët janë duke pritur dërgimin nëpër avio kompani, transmeton BBC.

Problem i ri me Boeing 737 Max

Udhëheqësi i programit Boeing 737 i ka thënë të punësuarve se kjo është “plotësisht e papranueshme”.

Zëdhënësi i Boeingut ka thënë se kompania beson që ky problem nuk do të shkaktojë shtyrje të reja të kthimit të këtij modeli në trafik, gjë që pritet në mes të këtij viti.

Kompania amerikane ka publikuar se ka zbuluar “gjëra të huaja” nëpër rezervuarë për karburante, të vendosur në krahët e disa aeroplanëve 737 Max të cilët kanë qenë të gatshëm për dërgesë.

Për këtë shkak janë nisur hetimet e brendshme dhe janë ndërmarrë masat kolektive në sistemin e prodhimit. Bëhet fjalë për probleme të reja të cilat kanë ndodhur me këtë tip të aeroplanëve, të cilëve rregullatorët nëpër gjithë botën prej marsit 2019 iu kanë ndaluar fluturimin pasi kanë shkaktuar dy aksidente të ndara në të cilat kanë vdekur 346 njerëz./Insajderi.com.