Kanada, 200 automjete përfshihen në një aksident dhe plagosen 70 persona

70 persona janë plagosur në një aksident ku u përfshinë 200 automjete në një autostradë të ngjeshur në një periferi të qytetit kanadez të Montrealit.

Kanada, 200 automjete përfshihen në një aksident dhe plagosen 70 persona

Dy njerëz ishin të bllokuar në makinat e tyre disa orë pas përplasjes, e cila ndodhi në orën 12.30 të Mërkurën në La Prairie, Quebec, tha Sgt Marie-Michelle Moore me Sûreté du Québec. Pothuajse çdo mjet që ishte në ato momente në rrugë është përfshirë në aksidentin zinxhiror”, ka thënë zëdhënësi i policisë Michelle Moore.

Një pjesë e të plagosurve ndodhen në gjende kritike. Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqin automjete të shtypura, përfshirë këtu edhe një minibus dhe kamion që transportonte kimikate.

Shumica e automjeteve janë përplasur njëra pas tjetrës, derisa disa prej tyre kanë përfunduar jashtë rrugës, shkruan The Guardian.

Ministri i transportit të Quebec, François Bonnardel, tha në një konfe rencë shtypi se aksidenti ndoshta ishte shkaktuar nga kushtet e ndërprerjes në Autostradën 15.

“Njerëzit po udhëtonin, kishte erëra të forta … dhe, papritmas, nuk mund të shikosh asgjë. Rruga ka të ngjarë të mbetet e mbyllur deri të enjten,” tha ai.