Në ‘Staples Center’, sot është mbajtur memorial përkujtimor për legjendën e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzën e tij, Gianna – të cilët ndërruan jetë në aksident tragjik me helikopter muajin e kaluar.
Në këtë event, është paraqitur edhe Vanessa Bryant, gruaja e Kobe. Ajo ka dhënë një fjalim tejet emocional, derisa në shumë raste shpërtheu në lotë.
“Gianna ka qenë një shpirt i mirë, gjithnjë më ka puthur para se të shkonte në gjumë. Në një rast kjo nuk ndodhi dhe unë e pyeta: Pse? Ajo më tha se më kishte puthur sa unë isha në gjumë. Ajo e dinte se sa nënkuptonte puthja e saj për mua”, ka thënë Vanessa në mes të tjerash.
Ndryshe, Kobe, Gianna Bryant dhe shtatë persona tjerë humbën jetën në një aksident me helikopter në mëngjesin e 26 janarit.
Vanessa Bryant speaks about her daughter, Gigi.
(via @NBATV)pic.twitter.com/eXmWvfXSxE
— Bleacher Report (@BleacherReport) February 24, 2020