Të zgjidhet konflikti me krijimin e dy shteteve

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka përsëritur përkrahjen për zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez me krijimin e dy shteteve.

Të zgjidhet konflikti me krijimin e dy shteteve

Siç transmeton AP, kjo është deklarimi i parë e KB mbi çështjen izraelito-palestineze prejse presidenti amerikan Donald Trump në janar prezantoi planin e tij për zgjidhje të konfliktit që po zgjatë disa dekadave.

Agjencia amerikane përkujton se plani i Trumpit ka hasur në reagime pozitive te pala izraelite, derisa  palestinezët e refuzuan me vendosmëri.

Në kumtesën e KS të KB për të cilën kanë votuar të gjithë 15 anëtaret e KS, duke përfshirë edhe SHBA, nuk përmendet plani i Trumpit, dhe as nuk flitet për pretendimet e palestinezëve për krijimin e shtetit të pavarur, i cili do të nënkuptonte gjithë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor – territoret të cilat Izraeli i ka okupuar gjatë Luftës së Lindjes së Afërt në vitin 1967.

Siç përkujton AP, palestinezët kërkojnë që të largohen nga territoret e përmendura më shumë se 700.000 kolonizator izraelitë.

Në kumtesën e KS nuk përmenden as këto kërkesa, por se vetëm jepet përkrahje për zgjidhjen e konfliktit me krijimin e dy shteteve./Insajderi.com.