Një futbollist i ekipit italian Pianese, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, është konfirmuar se është prekur nga Koronavirusi.
Futbollisti i Pianese, që garon në Serinë C (rangu i tretë i ligave në Itali), testoi pozitiv për Koronavirus ditën e djeshme, transmeton Insporti
Sipas mediave në Itali, ai është transportuar nga shtëpia e tij në Abbadia San Salvatore, në spitalin ‘Le Scotte di Siena’.
Ai të shtunën e kaluar fillimisht kishte shfaqur simptoma të gripit, dhe nuk ishte stërvitur me ekipin të dielën.
Futbollisti të shtunën në mbrëmje kishte shfaqur simptoma të gripit sezonal, dhe nuk u stërvit një ditë më pas, përkundër se kishte drekuar së bashku me ekipin.
Sidoqoftë, ende nuk janë bërë të ditura detaje nëse edhe dikush tjetër nga pjesa e ekipit ka shfaqur simptoma të ngjajshme.
Futbollisti në fjalë një javë më parë kishte shkuar me tren për të vizituar prindërit e tij në Emilia, dhe dyshohet se aty mund të ketë rënë në kontakt me virusin.
Pasi ishte kthyer në provincën e Sienas në Abbadia San Salvatore, ai nuk kishte shkuar në spital por kishte qëndruar në shtëpi të tij, deri në momentin kur u dërgua në sptial pasi doli pozitiv në testin e virusit.
Kujtojmë se pas futbollistit italian, emri i të cilit ende nuk dihet, me koronavirus është diagnostifikuar edhe një gazetar sportiv. /Insporti.com/