Largime të mëdha te Chelsea – “fshesa” Lampard kap këta lojtarë

Largime të mëdha te Chelsea – “fshesa” Lampard kap këta lojtarë

Chelsea pritet të bëjë ndryshime të mëdha në afatin kalimtar të verës.

Portieri Kepa Arrizabalaga dhe mesfushorët Ross Barkley e Jorginho, janë vetëm disa prej emrave që do të largohen nga skuadra e Chelseat në fund të këtij edicioni, kanë raportuar mediumet angleze të enjten.

Mësohet se trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka vendosur për të bërë ndryshime të mëdha në ekipin e tij për edicionin e ardhshëm.

Në fakt, londinezët nuk do të llogarisin as në mbrojtësit Kurt Zouma, Marcos Alonso e Emerson Palmieri si dhe sulmuesit Willian e Pedro.

Të gjithë këta futbollistë do të jenë në shitje, në mënyrë që të krijohen fonde për transferimin e Jan Oblakut, Ben Chilwellit e Dayot Upamecano.

Kujtojmë se blutë së fundmi zyrtarizuan Hakim Ziyechun, që do t’i bashkohet klubit në verë.