Inteligjenca Ruse heton kabllot nënujore që lidhin Evropën me SHBA

Inteligjenca Ruse heton kabllot nënujore që lidhin Evropën me SHBA

Agjentë të inteligjencës Ruse janë dërguar në Irlandë për të lokalizuar me saktësi ku gjenden kabllor optike nënujore të cilat lidhin Evropën me Amerikën e Veriut duke shtuar frikën se Rusia mund të jetë duke planifikuar ti përgjojë apo edhe ti këpusë këto kabllo.

Shërbimet Irlandeze të Sigurisë besojnë se agjentët e dërguar i përkasin agjencisë Ruse GRU për inteligjencën e jashtme dhe po kontrollojnë kabllot për pika të dobëta.

Ata janë parë edhe duke monitoruar portin e Dublinit çka bërë që autoritetet vendase të rrisin sigurinë në disa zona. Nuk dihet se çfarë tjetër mund të kenë qenë duke parë këta agjentë.

Numri i lartë i kabllove optike nënujore bëjnë të mundur sot internetin, mesazhet, telefonatat e transaksionet financiare globale. Afro 97% e informacioneve interkontinentale transferohen përmes këtyre kabllove.

Irlanda është vendi ideal për këto kabllo nënujorë duke pasur në konsideratë se është pika më e afërt e Evropës me Amerikën e Veriut. Në 2015-ën kompania Irlandeze e telekomunikacionit Aqua Comms instaloi një kabëll optik nënujor me vlerë 300 milionë dollarë që lidh SHBA me Dublinin.

Policia Irlandeze dhe burimet informative të ushtrisë dyshojnë se GRU po përdor Irlandën si një bazë operacionesh për të grumbulluar informacione rreth objektivave të tyre.

Një tjetër arsye mund të jetë nisur nga fakti se Dublin po shndërrohet në një hub teknologjik Evropian dhe agjentët janë duke përgjuar kompanitë teknologjike shumëkombëshe të cilat kanë zyrat qendrore si Google, Airbnb, Facebook dhe Twitter. /PCWorld Albanian