Agjencia për Menaxhim Emergjent nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me JICA Japoneze

Agjencia për Menaxhim Emergjent nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me JICA Japoneze

Drejtori Agjencisë për Menaxhim Emergjent, z. Fadil Kodra, priti në takim përfaqësuesin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar(JICA), njëherit këshilltar në Ministrinë e Integrimeve Evropiane në Qeverinë Kosovës, Takahiko Makino.

Me këtë rast u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për programin e asistencës teknike, për programin e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm për Zjarre Malore (NFFIS) dhe Zgjidhjet e Bazuara në Ekosistem për zvogëlimin e rreziqeve nga Rrëshqitjet dhe Erërat e forta (ECO DRR).

Më këtë akt të nënshkrimit të marrëveshjes fillon nisma e bashkëpunimit, i cili pritet të fuqizohet dhe materializohet në periudhën e ardhshme. Programi nga marrëveshja në fjalë pritet të fillojë pas aprovimit nga të qeveritë e dyja vendeve, ndërsa faza e implementimit pritet të fillojë në fundin e këtij viti.

Përmes zbatimit të këtij programi, Republika e Kosovës do të përfitojë edhe një aset të nevojshëm teknik për identifikimin dhe paralajmërimin e hershëm për zjarre malore, gjithashtu në pikat e identifikuara nga procesi i vlerësimit të rrezikut nga ortekët dhe rrëshqitjet e dheut dhe do ndërmerren masat e trajtimit bazuar në zgjidhje ekologjike për zvogëlimin dhe parandalimin e tyre ECO DRR.

Në këtë program janë të ndërlidhura ngushtë edhe institucione tjera qeveritare dhe agjencitë si: Ministria Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Agjencia e Pyjeve të Kosovës, MMPH-AMMK-Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës, MPL-Komunat e Kosovës , Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe institucione tjera qendrore dhe lokale.