E hëna më e zezë: Pesë kompani për një ditë humbën 321 miliardë dollarë

E hëna ishte dita më e keqe për bursat amerikane qysh prej krizës financiare të vitit 2008.

E hëna më e zezë: Pesë kompani për një ditë humbën 321 miliardë dollarë

Pesë firma më të pasura teknologjike kanë humbur 321,6 miliardë dollarë në vlerë, ndërsa humbja e Apple ka të bëjë me gati një të tretën e kësaj shume.

Aksionet e prodhuesit të iPhone kanë rënë për 7,9 për qind. Microsoft, Facebook dhe Alphabet kanë humbur më shumë se 6 për qind, ndërsa Amazon 5,3 për qind.

Rënia në treg është shkaktuar me përhapjen e koronavirusit dhe me rënie të çmimit të naftës.

Arabia Saudite gjatë fundjavës i ka zbritur çmimet zyrtare të shitjes së naftës së papërpunuar për prill, pasi një ditë më herët kanë dështuar negociatat në mes OPEC-ut dhe Rusisë.

Kur bëhet fjalë për kompanitë e mëdha teknologjike, investitorët janë të brengosur për shkak të rënies së aktiviteteve ekonomike dhe shpenzimeve të shkaktuara me koronavirus.

Indeksi industrial Dow Jones ka rënën të hënën për më shumë se 2.000 poenë, gjë që është dita më e keqe prej vitit 2008.

S&P 500 ka rënë për 7,6 për qind e që është rrënja më e madhe prej 01 dhjetorit 2008.

Tregtimi në Wall Street dje është ndalur pasi indeksi i S&P ka rënë 7 për qind, kanë transmetuar mediet botërore.

I ashtuquajturi Niveli 1 i mbrojtjes aktivizohet automatikisht kur indeksi i gjerë i S&P bie për 7 për qind. Kjo është hera e parë që ky alarm është aktivizuar prej dhjetorit 2008, në vazhdën e krizës financiare botërore të shkaktuar me rënien e bankës investuese Leman Brothers.

Tregtimi vazhdoi pas 15 minuta pauze, në orën 9:49 sipas kohës së Amerikës Lindore, dhe indeksi i Dow Jones menjëherë pas vazhdimit të tregtisë shënoi humbje në bursë deri në afër 2.000 poenë./Insajderi.com.