Viva Fresh Store ka një njoftim për konsumatorët

Viva Fresh Store ka një njoftim për konsumatorët

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, rrjeti i marketeve Viva Fresh Store, ka bërë me dije se do të ketë furnizim të vazhdueshëm në të gjitha pikat në Kosovë.

Përveç kësaj, kanë njoftuar se nuk do të ketë rritje të çmimeve dhe shërbimi ndaj konsumatorëve do të jetë sa më cilësor.

“NE jemi këtu, për t’ju shërbyer në mënyrën më profesionale, në të gjitha pikat, në tërë Kosovën.
Si pasojë e frikës nga Koronavirusi, qytetarët e Kosovës tashmë kanë filluar të furnizohen më produkte bazë, në gjithë rrjetin e marketeve të Viva Fresh Store. Si rezultat i blerjeve të mëdha, NE jemi përgatitur që në vazhdimësi, t’i furnizojmë me kohë, pikat e shitjes në gjithë Kosovën”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Insajderi.com