Pas letrës higjienike – pushkë: Amerikanët shkretojnë shitoret e armëve

Sa po përhapet paniku për shkak të koronavirusit, amerikanët kanë vendosur të armatosen më shumë – por jo me dije, as me letra higjienike, por me armë.

Pas letrës higjienike – pushkë: Amerikanët shkretojnë shitoret e armëve

Derisa evropianët po krijojnë rezerva të marihuanës, amerikanët po bëjnë rezerva të municionit. Raftet në gjithë botën janë të zbrazëta, por përveç frikës se nuk do të ketë mjaft ushqim gjatë periudhave të karantinës, te amerikanët gjithashtu ekziston frika se nuk do të kenë municion dhe armë të mjaftueshme, gjë që e ka ngritë kërkesën dhe po bënë radhë të mëdha para furnitorëve.

Siç shkruan USA Today, në javët e kaluara gjithnjë e më shumë njerëz kanë porositur on-line sasira të armëve, pasi rezervat e furnitorëve lokal janë zvogëluar. Një shitës on-line i municionit ka dëshmuar për rritje të madhe të shitjes prej fundit të shkurtit, e që kjo kompani e lidhë me brengat e popullatës në lidhje me koronavirusin.

“E dimë që disa gjëra ndikojnë në shitje të municionit, kryesisht ngjarjet politike apo jostabiliteti ekonomik kur njerëzit konsiderojnë se të drejtat e tyre mund të cenohen, por kjo është eksperienca jonë e parë me nji virus i cili solli deri te rritja e shitjes”, ka thën Alec Horseman, menaxher i marketingut të një shitoreje on-line të armëve./Insajderi.com.