Në mesnatë ka hyrë në fuqi ndërprerja e përkohshme e të gjitha fluturimeve në ANP “Adem Jashari”, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dt. 13.03.2020 për ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së korona virusit COVID-19 në vendin tonë.
Pezullimi i përkohshëm vlen për të gjitha fluturimet me udhëtarë në bord, që arrijnë në ANP “Adem Jashari” përveç fluturimeve në shkuarje, pra nga Prishtina në drejtim të destinacioneve të ndryshme. Inspektorët e AAC-së, sot, e kanë monitoruar për së afërmi zbatimin e këtij vendimi.
Lusim të gjithë udhëtarët që të kenë mirëkuptim për këto masa dhe të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse të rekomanduara nga autoritetet përkatëse.
Shpresojmë në përmirësimin e shpejtë të situatës dhe rikthimin e normalitetit në transportin ajror.
Nuk ka vend për panik, vetëm për kujdes të shtuar!