Kompania Amazon ka publikuar se ka nevojë edhe për 100.000 të punësuar në SHBA në mënyrë që t’i përmbushë në mënyrë të kënaqëshme porositë digjitale të cilat janë rritur për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Kompania do të rrisë rrogat e të punësuarve të përkohshëm nëpër depo, qendra për dërgesa dhe në qendrat e shitjes me shumicë për dy dollarë për orë deri në fund të prillit, si dhe të punësuarit e përkohshëm në Britani të Madhe dhe vendet tjera evropiane do të marrin rritje të njëjtë.
“Është e dukshme rritja e konsiderueshme e kërkesës, gjë që kërkon rritje të numrit të punësuarve i pashënuar për këtë periudhë të vitit”, ka deklaruar Dave Clarck, përgjegjsë për depo dhe rrjetin e dërgesave.
Amazoni ka publikuar se gjatë fundjavës rritja e porosive ka forcuar presionin në dërgesa dhe ka kërcënuar se do ta zgjasë dërgesën në më gjatë se dy ditë që janë të zakonshme për këtë aktivitet./Insajderi.com.