Bursa e Filipineve ndërpret aktivitetet e tregtisë së aksioneve dhe kapitalit derisa nuk vërehen shenjat e stabilizimit në tregjet financiare nëpër gjithë botën.
Presidenti i Filipineve ka marrë vendim për realizimit të karantinës një mujore rreth ishullit Luson, në të cilin jetojnë 57 milionë njërëz, dhe ku momentalisht janë regjistruar 140 raste të infektimit me virusin COVID-19 si dhe me 12 të vdekur.
Bursa e Filipineve është njëra prej më të lënduarve në Azi, pasi prej fillimit të vitit ka shënuar rrënie prej rreth 30 për qind, transmeton portali SEEbiz.
Pas publikimit të djeshëm të vendimit mbi mbylljen e bursës, rënia ditore ka shënuar 19,5 për qind, e gjë që është rekord negativ ditor./Insajderi.com.