Tap n’Dije: Luaj nga shtëpia në quizin më të dashur!

Tap n’Dije: Luaj nga shtëpia në quizin më të dashur!

Sonte në ora 19:00 luhet Tap n’Dije, quizi interaktiv nga GjirafaVideo, me moderim nga aktori i njohur Rifat Smani.

Kliko këtu për t’u regjistruar.

Tap n’Dije po vazhdon të grumbullojë numër të jashtzakonshëm të lojtarëve. Javën që shkoi në Tap n’Dije u arrit një rekord i lojtarëve, ku gjatë transmetimit live luajtën mbi 10 mijë lojtarë, të cilët u përgjigjën në dhjetë pyetje edukative.

Edhe sonte numri i lojtarëve pritet të jetë i madh, për shkak se loja atraktive dhe shpërblimet po krijojnë një natë shumë argëtuese për publikun.

Shpërblimet që dhurohen sonte janë:

Vendi i parë fiton Monitor Samsung
Vendi i dytë fiton Kufje JBL
Vendi i tretë fiton Çantë Adidas

Këto shpërblime fantastike dhurohen për më të mirët e javës së 19 të Tap n’Dije. Një dhuratë gjithashtu i dhurohet komentuesit më të mirë, dhuratë kjo nga GjirafaMall.

Por, që të luani Tap n’Dije, ju duhet paraprakisht të regjistroheni. Regjistrimi hapet nga ora 15:00 dhe vazhdon deri në fillim të lojës.
Hapat që duhet të ndiqni janë këto:

Hyni në GjirafaVideo.com

  • Kliko mbi Live TV
  • Klikoni tek video me titull Tap n’Dije by GjirafaVideo
  • Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
  • Klikoni “Hyr në quiz dhe ndiqe
  • Bëhuni gati për lojë

Kliko këtu për t’u regjistruar.