SHBA shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusinë

Amerika po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për ta stabilizuar tregun e naftës, shkruan “Wall Street Journal”, duke u thirru në burime anonime.

SHBA shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusinë

Si instrument i ndikimit në Moskë, administrata e presidentit të SHBA Donald Trump parasheh vendosje të masave përkatëse. Për cilat masa konkrete bëhet fjalë WSJ nuk ka treguar.

Sipas të dhënave të gazetës amerikane, Uashingtoni dëshiron ta deryrojë Riadin që të kthehet në nivelin e mëparshëm të prodhimit të naftës i cili ishte para prishjes së marrëveshjes me OPEC+. Për këtë qëllim amerikanët synojnë ta shfrytëzojnë presionin diplomatik në nivelin e Departamentit të Shtetit dhe Këshillit për Siguri Kombëtare, pretendon gazeta.

Më herët Trump ka paralajmërur se Uashingtoni do të veprojë me qëllim të stabilizimit të tregut të naftës.

Të përkujtojmë, çmimi i naftës ka rënë pas lajmit se anëtaret e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC+) nuk kanë arritur ta vazhdojnë marrëveshjen për zvogëlim të prodhimit. Edhe një faktor i cili ndikon në ekonominë kombëtare dhe botërore mbetet pandemia e koronavirusit./Insajderi.com.