Një linjë vietnameze udhëtimesh qe ka dalë edhe herë të tjera në faqet e para të gazetave, ka njoftuar së fundmi një politikë të re të pagesës me para në dorë nëse dikush infektohet me koronavirus në fluturimet e saj.
Ata thonë se nëse dikush preket nga COVID-19 do të dëmshpërblehen menjëherë deri në 200 milion dong vietnamez për fluturimet e brendshme në Vietnam deri në 30 qershor, pa dallim kombësie të klientëve.
Vietjet raportohet se ka lënë veç “dhjetra miliarda dong” për të mbuluar skemën e re, e cila sipas tyre “i sjell siguri pasagjerëve”.
Por çdo pasagjer që ka qenë pozitiv me virusin para fluturimit nuk është nëgjendje të marrë dëmshpërblimin për arsye të rregullit të vetëizolimit.