Snapchat zhduk jo vetëm mesazhet por edhe paratë

Snapchat zhduk jo vetëm mesazhet por edhe paratë

Gjatë aplikimit pë të hyrë në bursë, Snapchat zbuloi disa informacione të rëndësishme rreth fuqisë financiare dhe numrit të përdoruesve.

Ironikisht kompania e cila njihet gjerësisht si platforma e komunikimit ku mesazhet zhduken, këtë efekt duket ta ketë edhe tek paratë, shkruan Pcworld.al.

Në 2016-ën snap humbi 515 milion dollar një rritje nga 373 milion dollar në vitin e kaluar. Por lajmi i mirë është se kompania tashmë ka ndërtuar një model reklamimi prej të cilit pritet të gjenerojë të ardhura.

Ndërsa është e pazakontë që një firmë e re teknologjike të humbasë para, për Snap ishte parashikuar një rezultat i tillë financiar. Për më shumë ju ftojmë ti hidhni një sy infografikut të mëposhtëm.